Gazetari Enver Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të reja nga banesa e familjes Tola në Ostren të Bulqizës, e cila u përball sot me një tragjedi, teksa nëna me dy fëmijët adoleshentë humbën jetën nga rrjedhja e gazit, ndërsa vajza e mitur ndodhet në gjendje të rëndë.

Siç shihet nga pamjet e rënda që sjell “BalkanWeb” familja ka hapur dyert e mortit, ndërsa dëgjohen britmat dhe të qarta e familjarëve për humbjen tronditëse të tre personave të familjes.

Pamjet tregojnë se familja jetonte në kushte jo të mira ekonomike, ndërsa në shtëpi rrinin vetëm nëna Rajmonda me tre fëmijët, Rudinën 18 vjeçe, Fatjonin 14 vjeç dhe Meritën 8 vjeçe, pasi burri ishte emigrant në Greqi.

Ngjarja tronditëse ndodhi gjatë natës së kaluar, ndërsa kanë qenë fqinjët, që kanë zbuluar tragjedinë, në orët e paradites së sotme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb