Burgjet e Brazilit janë tejet të mbipopulluara, duke strehuar rreth 287 000 të burgosur më shumë se duhet, sipas një studimi të botuar sot.

Burgjet në vend mbajnë rreth 710 000 të burgosur, ndërkohë që nuk duhet të strehojnë më shumë se 423 000 prej tyre, sipas një sondazhi të kryer nga grupi i medieve “Globo”, organizata joqeveritare, Forumi Brazilian i Sigurisë Publike dhe Universiteti i Sao Paulos.

Sipas studimit, përqindja e të burgosurve që nuk janë dënuar ende pësoi rënie nga 35,9% në 3%, që nga viti i kaluar.

Brazili është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të të burgosurve pas SHBA-së dhe Kinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: