Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonas, në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat shkruajnë se mbetjet do të dërgoheshin në Shqipëri.

Mbetjet përmbanin kryesisht pajisje elektrike dhe elektronike, ndërsa bllokimi është bërë nga stafi i Agjencisë Doganore dhe Carabinierët.

Konfiskimi i mbetjeve është bërë në kohë të ndryshme, përgjatë muajit shkurt, pas kontrolleve të shpeshta të mbeturinave dhe mallrave të eksportit. Mediet shkruajnë se rasti i parë ka të bëjë me një ngarkesë të dyshuar të kontrolluar më 4 shkurt, që përmbante pajisje elektrike pa dokumentacion, që klasifikoheshin të rrezikshme. Mbetjet ishin gati të dërgoheshin në Shqipëri.

Ndërkohë, më 14 shkurt, është sekuestruar një kamion plot me makina larëse dhe furra të jashtëligjshme, që ishin pa dokumentacionin, që vërteton origjinën. Edhe kjo ngarkesë ishte e destinuar për Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb