Federata Shqiptare e Futbollit ndryshon strategji, heq dorë nga ideja për të organizuar finalen e Super Kupës Europiane dhe fokusohet tashmë tek finalja e Ligës së Konfederatës:
“Federata e Futbollit shton përpjekjet dhe fokusohet për të sjellë finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, tërheq kandidaturën e organizimit të Super Kupës Europiane Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022.

Fshf
Fshf

Duke i dhënë prioritet absolut këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Super Kupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. FSHF rikonfirmon se mbetet fuqimisht e angazhuar për të sjellë në Air Albania Stadium për sportdashësit shqiptarë dhe të huaj, evenimente sportive të nivelit të lartë, duke e futur kryeqytetin tonë në hartën e futbollit elitar europian”, lexohet në njoftimin e shpërndarë nga FSHF.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb