Një i ri është gjetur i pajetë në një fshat të Korçës, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lozhan. Bëhet fjalë për shtetasin Edison Shemitraku, 25 vjeç.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ka dyshime se i riu mund të jetë vetëvrarë, ndërkohë që policia po shkon drejt vendngjarjes për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

“Më datë 03.03.2020, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në fshatin Desmirë, Njësia Administrative Gorë, në afërsi të banesës së tij, dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri shtetasi E. Sh., 25 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në komunikatën e policisë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: