Gazetari Sokol Balla ka publikuar një foto të para 37 viteve kur ishte nxënës për të uruar 7 marsin mësuesve. Balla thotë se sa herë kur rikhehej më 1 shtator në shkollë kishte një ndjenjë të dyfishtë, trishtimin për lënien pas të pushimeve dhe dëshira për t’ju kthyer mësimeve.

Këtë dilemë sipas Ballës e zgjidhnin gjithmonë mësueset pasi çdo 1 shtator kujton ai bashkë me shokët dhe shoqet e klasës ktheheshin të lumtur në shtëpi.

Po ashtu Sokol Balla ka një apel për gjithë mësuesit “Sillni lumturi për fëmijët në shkolla”.

 

STATUSI I SOKOL BALLËS

Cdo 1 shtator qe shkoja ne shkolle, ishte ndenja e dyfishte: Trishtimi per lenien pas te pushimeve dhe deshira per t’ju kthyer mesimeve. Dileme qe ne ato kohera te veshtira, te varfera ne ngjarje dhe ushqime, e zgjidhnin gjithmone mesueset. Dhe ne iknim cdo 1 shtator ne shtepi, me fytyra te lumtura. Si kjo foto nga 1 shtatori 1983. Gezuar 7 marsin mesues! Bring happiness to kids at schools! ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb