Kryeministri i vendit Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë  deklaroi se në lidhje me koronavirusin, janë marrë masa sapo virusi ka shpërthyer.

Rama u shpreh më tej se u zbatua plani më agresiv për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kush ka shenja të koronavirusit të telefonojë në 127. Ne tërmetin nuk e kemi harruar dhe ndjekim me kujdes situatën edhe andej. Duhen respektuar këshillat që janë vendosur sot. Masat e forta janë të këshillueshme. Masat merren shkallë – shkallë dhe jo menjëherë. Merren kur jemi përballë sfidës me virusin.

Ne kemi vendosur skenarin më agresiv të të marrit masa. Ne kemi marrë mendimin e shkencëtarëve dhe kemi bërë punë në bazë të mendimeve të tyre. Asnjë vend nuk mund të ndalojë infektimin. Sot kancelarja gjermane tha se 60 për qind të gjermanëve do e marrin këtë virus. Puna është sa ne do ta ndalojmë shpërndarjen e virusit. Analizohen ata që iu shfaqet një simptomë. Kemi marrë masat që nga momenti i shpërthimit”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb