Duke marr shkak nga situata e krijuar nga përhapja e pandemisë botërore të shkaktuar nga Covid-19 si dhe në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vend, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve dhe personelit të administratës të tij, vendosi të pezullojë ushtrimin e veprimtarisë në ambientet e punës dhe zhvillimin e seancave plenare me pranine e vëzhguesëve të akredituar dhe përfaqesuesëve të medias.

“Në këto kushte, si rrjedhojë edhe e mbarimit të afateve për caktimin e përkohshëm të 4 prokurorëve me datën 18.03.2020 dhe domosdoshmerinë e caktimeve të reja për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit të këtyre prokurorive, Këshilli i Lartë i Prokurori vendosi të trajtojë këto çështje emergjente me anë të vendimeve qarkulluese.
Në faqën zyrtare të Këshillit do të publikohet axhenda e mbledhjes së sotme dhe siç është nënvizuar për sa më sipër, vendimet e kësaj seance do të miratohen si vendime qarkulluese për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Ju bëjmë me dije se të gjithë anetarët janë njohur paraprakisht me të gjithat vendimet me e-mail si dhe kanë shprehur dakortësinë për aktet.
Firmosja e tyre do të bëhet në zyrë duke respektuar masat e imponuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie. Anëtarët do të firmosin vendimet në mënyrë të pavarur duke shmangur mbledhjen me anëtarët e tjerë. Vendimet do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit brenda 24 orëve”, deklaron KLP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb