Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka paralelizuar situatën e Kosovës me të Shqipërisë sa i përket tamponëve apo testuesve të koronavirusit.

Abazi shprehet se Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë së Kosoës shpjegoi publikisht se Kosova ka qende 1 mijë tamponë ndërkohë që ka porositur edhe 7 mijë të tjerë.

Në Shqipëri nuk dihet ende sa tamponë janë të disponueshëm dhe sa janë porositur dhe Boiken Abazi shtron pyetjen a kanë informacion publike institucionet shqiptare?

 

 

STATUSI I BOIKEN ABAZIT

Në Kosovë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shpjegoi dje publikisht se Kosova kishte ende 1000 tamponë për testin për koronavirusin. Pak janë. Buxheti për këtë vit u miratua në fundjavë, dhe Ministri shpjegoi dje publikisht se ishin porositur edhe 7000 tamponë të tjerë që vinë deri të hënën.

A ka informacion publik nga institucionet e Shqipërisë për gjendjen aktuale të tamponëve për testin për koronavirusin? A ka informacion publik nga këto institucione se sa janë porositur?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb