Të gjitha klubet e futbollit po përpiqen në çdo mënyrë që të ndihmojnë komunitetin me aktivete bamirësie. Së fundmi janë “topçinjtë” e Londrës Veriore ata që kanë kryer hapin e radhës.

Arsenali do të shpërndajë 30 mijë vakte falas dhe produkte sanitare dhe higjienore për të ndihmuar personat më prekur nga pasojat e pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu, klubi londinez do të derdhë 114 mijë euro në organizatat humanitare lokale dhe 57 mijë euro për fondin e krizës kundër Covid-19.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb