Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se ajo kishte marrë vesh sot që pallati në Durrës ku ka një apartament në pronësi të familjes së bashkëshorit do të shembej, pas dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ajo tha se është akuzuar më herët se nuk po bënte asgjë, por shtoi se gjatë karrierës së saj dio të zbatonte vec ligjin, ashtu si edhe në këtë rast.

“Është i vetmi apartament që kam, nuk është në pronësi të bashkëshortit tim apo timen, unë jetoj me prindërt e bashkëshortit, jemi 7 persona në familje. Jeta jonë është e lidhur me atë apartament. Në fillim u akuzova se pse nuk shkonin grupet e ekspertizës te pallati im, ekspertimi është bërë vonë, shkalla e dëmtimit te pallati imi ishte DS3, por më pas u vunë re dëmtime në strukturë. U vendos të shembet edhe unë e mora sot vesh vendimin, e ndjej vetën njësoj si banorët e tjerë të Durrësit. Gjatë gjithë jetës sime unë kam respektuar ligjin dhe do vazhdoj ta bëj”,- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: