Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Ramës pasi ky i fundit tha se humbja e 2017 për ta nuk ishte as prej marrëveshjes dhe as prej integritetit të zgjedhjeve.

Bardhi duke i kujtuar përgjimet e BILD thotë se për zgjedhjet e 2017 Rama nuk ka për t’i shpëtuar kushtit nr.5 të BE, ai për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të votave.

Po ashtu Bardhi thotë se dje u çmontua skema e Ramës për kapjen e komisioneve dhe presioni do vijojë pasi opozita nuk tërhiqet para kurtheve të tij.

 

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.

PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë! ✌️#ditëmëtëmira

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb