Kreu republikan, Fatmir Mediu, publikoi sot ne 13 vjetorin e vizites se Presidentit George W Bush ne Tirane letren qe ky i fundit i dergoi Kryeministrit Sali Berisha.

“Sot 13 vjet më parë në Tiranë erdhi Presidenti Amerikan George W. Bush, i pari President Amerikan në detyrë që vizitoj Shqipërinë me kerkesë të Kryeministrit Berisha.

Pata nderin të takohem me të në Pallatin e Brigadave së bashku me Forcat e Armatosura gjithashtu dhe në takimin me Kryeministrin Berisha dhe në drekën e shtruar nga Kryeministri Berisha.

Ditë historike per Shqiperinë dhe shqipëtarët kudo që jetonin.

Në konferencën e shtypit me Kryeministrin Berisha, Presidenti Bush deklaroj Shqiperia në NATO dhe Pavarsinë e Kosovës. Dy arritjet me të mëdha të shqiptarëve ne fillim të këtij shekulli”- shprehet kreu republikan. Fatmir Mediu publikoi edhe dy materiale personale. “1- Letrën që Presidenti Bush i shkruajti personalisht Kryeministrit Berisha

2- Një autograf dhe një përshëndetje ndaj djalit tim Even dhe stilolapsin e tij si dhuratë per Even.

Mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë. Faleminderit Doktor Berishës që më bëri pjesë të ekipit për ta berë Shqipërinë vend anëtar i NATOs dhe për të punuar me miq në SHBA dhe Europë që edhe sot mbeten miq të shquar te Shqipërisë”- shprehet z.Mediu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb