TIRANE

Përmes një video të publikuar në facebook, ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku, shkruan se kreu i qeverisë ka vetëm një synim t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve.

“I premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës. Në fund, si çdo autokrat i babëzitur për pushtetin që i japin oligarkët hoqi TVSH-në 20% për importin e jahteve.

Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim: t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve.”- shkruan Tabaku, bashkëngjitur videos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb