Atalanta dhe Berat Gjimshiti, ishin dhe janë një realitet i bukur i Serie A. Bergamaskët vijuan ecurinë e rezultateve pozitive edhe në këtë rikthim post Covid-19. Ndaj Sassulos shpërthyen me një “poker” golash, një fitore 4-1, që konsolidon pozitat e tyre për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Protagonist absolut në këtë mbrëmje ishte dhe Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi i Kombëtares i nisi sfidën si titullarë ndërsa në minutën e 16-të tregoi instinkt sulmuesi duke ndjekur bukur një aksion në zonën e rreptësisë dhe me një prekje të lehtë kaloi Atalantën në avantazh: “Thjesht perfekt, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shënoi golin që hap vallëzimin e Atalantës duke bërë që të harrohen vështirësitë e muajve të fundit, më pas pozicionohet në mbrojtje duke mos lënë askënd të kaloj”, nota 7 për Gjimshitin shkruajnë mediat italiane.

Gjimshiti
Gjimshiti

Zapata me një “dopjetë” dhe një autogol i Sassuolo vendosën më pas fatet e këtij takimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb