Sot është një ditë e veçantë për Ledri Vulën. Reperi feston ditëlindjen dhe mbush 34 vjeç.

E në këtë ditë të veçnatë, Ledri ka bërë një dedikim special për veten në një postim të fundit në Instagram, të një fotoje shkëputur nga koha e koncerteve. E kjo duket se i mungon shumë reperit.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Dëshira ime për këtë vit është të kthehem në koncert e me jua pa duart nalt 1010”, shkruan ai.

Miq e fansa kanë shpërthyer në urime të përzemërta, ndërsa më i veçanti ka qenë ai i nënës së tij Xheraldina.

“Shnet e jet syni i ninit”, shkruan ajo në postimin e saj në Instastory, të cilin Ledri e ka shpërndarë në Instastory.

Ky vit pavarësisht koncerteve që janë anuluar, ka qenë i madh për karrierën e Ledrit, i cili ka publikuar albumin 10/10 dhe po e shijon në maksimum suksesin e tij!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb