NGA: Gerilina Kodheli*
Një spikere lajmesh top less ka qenë natyrisht një revolucion në ekranet shqiptare, ndonëse sipas Greta Hoxhës, në të vërtetë nuk flasim për topless, por për një dekolte të zbuluar. Prezantuesja është komentuar gjatë ditëve të fundit për gjoksin e saj të vogël, megjithatë ajo thotë se nuk do të bëj kurrë një ndërhyrje estetike për zmadhimin e tij. “Një gjoks i bukur vlerësohet nga ndjeshmëria dhe jo nga madhësia”, thotë Greta, e cila thekson se gjoksi i saj “ka një rrumbullakësi perfekte”.

Të ngacmojnë më shumë meshkujt tani që ke dalë e zhveshur në ekran? Meshkujt më kanë ngacmuar gjithmonë, mbase edhe për shkak se kam qenë gjithë kohën në marrëdhënie pune dhe më shohin përditë. Ndryshimi është i madh, sigurisht pasi edhe rrjetet sociale bëjnë punën e vet, kështu që kjo nuk është diçka e re për mua. Për sa i përket “zhveshjes” nuk mendoj se ndikon shumë, pasi vajzat në “Facebook” vendosin foto profili ato me bikini. Shumica më komplimentojnë si një femër të guximshme.

Të kanë ofruar ndonjëherë një vend pune në shkëmbim të favoreve seksuale?
Puna ime intensive dhe pa shkëputje vijon të jetë tek “Zjarr Tv” dhe nuk më ka ardhur kurrë një ofertë e tillë pune. Së fundi kam marrë ofertë për të përfaqësuar Shqipërinë në një konkurs bukurie në Kinë vitin e ardhshëm, sepse kanë besim tek unë. Presidenti i kompanisë që përzgjedh vajzën shqiptare është nga Prishtina dhe jemi duke biseduar ende. Këtu nuk ka asnjë favor, por thjesht një përfaqësi dinjitoze, siç e kanë quajtur ata.

Kërkon pretekste për të justifikuar faktin që ke gjoks të vogël?
Kurrë nuk kam kërkuar pretekste për gjoksin e vogël. Kur u ndanë këto na ranë, madje nuk ma ka thënë askush që duket keq, pasi ka një rrumbullakësi perfekte.

Sipas teje, një vajzë është më shumë seksi me gjoks të vogël, apo me gjoks të madh?
Preferencat e gjoksit mbeten relative. Një gjoks i bukur vlerësohet nga ndjeshmëria dhe jo nga madhësia. Mjafton që linjat të jenë në proporcion me trupin dhe asgjë të mos stonojë. Pavarësisht madhësive.

Ke menduar se ndoshta tashmë ka ardhur koha të bësh operacion plastik dhe të zmadhosh gjoksin?
Jam kundër operacioneve plastike. Janë bërë të gjitha në seri, madje shumë fytyra të ekranit nuk dallohen më, sepse janë bërë copy-paste (kopje e njëra-tjetrës). Nuk do e zmadhoja kurrë gjoksin, pasi kjo do t’i bëjë të tjerët të vazhdojnë dhe të merren me gjoksin tim, pavarësisht që unë drejtoj plot programe të tjera dhe mediat vijojnë të merren me gjoksin e vogël të zjarrit. “I vogli” që po i reziston më gjatë “Zjarrit”.
(ed.me/bleutooth/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: