Ambientalistja suedeze Greta Thunberg është në listën e personave të nominuar për Çmimin Nobel të Paqes 2023.

Lista tradicionalisht mbahet sekrete, por personat që kanë të drejtë të nominojnë janë të lirë të thonë se kë kanë emëruar.

Agjencia suedeze e lajmeve TT raporton emra të tjerë të zbuluar për çmimin prestigjioz: ambientalistja nga Uganda Vanessa Nakate, opozitari rus Aleksei Navalny dhe gazetari opozitar rus Vladimir Kara-Murza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb