TIRANË

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njofton se ka nisur ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në kryeqytet.

‘Më 26 nëntor të vitit të shkuar, Ardjanit iu duk sikur iu përmbys bota kur tërmeti i fortë ia bëri shtëpinë të pabanueshme?. Sot iu desh të ndahej përfundimisht nga banesa e tij e vjetër në Farkë dhe do të ndjekë gjithë emocion RINDËRTIMIN e saj?.

Shtëpia e familjes Allaraj është një ndër 200 banesat individuale në grupin e parë që do të rindërtojmë me ndihmën e qeverisë. Tirana ngrihet BASHKË! Forca’- shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb