Fitorja përballë Lazio praktikisht mbyll çështjen titull në Serie A. Juve shkëputet plus 8 pikë nga Inter i vendit të dytë duke e bërë mbrojtjen e titullit një formalitet. Në mbrëmjen ku mësoi se “Topi i Artë” nuk do të akordohet këtë sezon ai që shkëlqeu ishte C.Ronaldo, autor i një “dopjete”. CR7 ngjitet në kuotën e 30-të golave sezonal, qëndron në krye të listës së golashënuesve më të mirë në Serie A, së bashku me Immobile.

Falë këtij dy golëshi sulmuesi portugez arrin në kuotën e 51 golave në Serie A duke u shndërruar në lojtarin e parë në histori që shënon të paktën 50 gola në tre kampionet më të rëndësishme në Europë, Angli, Spanje dhe Itali. Ky është sezoni i tetë në karrierë që Ronaldo shënon të paktën 30 gola. Këto janë shifra të cilat vetëm mund të përmirësohen deri në fund të sezonit ku përpara për CR7 janë në valle dhe dy objektivë të tjerë.

Sarri
Sarri

Të arrij Robert Lewandowskin në garën për “Këpucën e Artë”, me sulmuesi ne Bayern Munich që e mbylli sezonin në Bundesligë me 34 gola dhe të arrijë Higuain. Sulmuesi argjentinas është golashënuesi më i mirë në Serie A brenda një sezoni, me fanellën e Napoli arriti në kuotën e 36 golave: “Po, do të ishte bukur të thyeja këtë rekord, të shohim”, u shpreh Ronaldo pas sfidës kundër Lazio duke shtuar: “Të gjithë janë mësuar të më shohin duke thyer rekorde e duke vendosur të rijnë. Rekordet janë të rëndësishme por më e rëndësishme është të fitosh trofe. Tani jemi në rrugën e duhur, duhet të përmirësojmë por jemi në rrugën e duhur”, theksoi ylli portugez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb