Gjyqtarja e Apelit të Tiranës Flutura Skënderi është përballur sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të Vettingut. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se gjyqtarja Skënderi është hetuar në të tria kriteret dhe se problemet e konstatuara janë kryesisht në lidhje me pasurinë.

“Sot Skënderi u përball me KPK në seancë dëgjimore publike dhe dha shpjegimet e saj në lidhje me gjetjet e trupës gjykuese. Pjesa më e madhe e raportit lidhej me pasurinë e gjyqtares Skënderi që është prej 17 vitesh në këtë gjykatë. Komisioni tha se ka pasur disa mungesa në deklarimin e pasurisë dhe për marrëdhënies me një shoqëri tregtare. Rezulton se nuk mbulon me të ardhura një shumë prej 2.8 mln lekësh e përllogaritur ndër vite. Problematika u ngritën dhe për shkollimin e vajzës, së pari në Maltë dhe më pas masterin në Britaninë e Madhe. Sipas KPK nuk ka pasur mundësi për të mbuluar shpenzimet e vajzës. Sa i përket figurës morale, zonja Skënderi është konsideruar e përshtatshme për zhvillimin e detyrës. Për aftësitë profesionale u ngritën problematika lidhur me dy raste në konflikt interesi. Ka marrë pjesë në një proces gjykimi, ku palë ishte shoqëria me të cilën kishte një marrëdhënia, por gjyqtarja tha se nuk e ka ndjerë veten në konflikt interesi pasi marrëdhënia ishte mbyllur me kohë. Vendimi për gjyqtaren Skënderi do të merret më 23 korrik”, deklaroi Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb