Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Blerona Hasa. Sipas KPK-së, ajo ka rezultuar e pastër në të treja shtyllat e verifikimit nga vettingu, kontrollin e figurës, vlerësimin e aftësive profesionale dhe analizën e pasurisë.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb