DURRËS

Një zjarr ka rënë afër rrugës në Shkëmbin e Kavajës. Nga pamjet që siguron gazetari Klement Baçi për BalkanWeb shihet teksa barishte në një kodër kanë marrë flakë.

Kodra është afër rrugës teksa duket se flakët janë afër hoteleve dhe shtëpive të pushimit aty. Për më tepër shihet që nuk ka prezencë zjarrfikësesh. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shkaktuar këtë zjarr mesditën e sotme tek Shkëmbi i Kavajës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb