Një tjetër vrasje është regjistruar në Shijak, ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut.

Sipas policisë, dy vëllezërit Fiqiri e Fadil Çalliku, 65 dhe 63 vjeç, të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti të çastit me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, (thikë). Mësohet se 65-vjeçari, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Gazetarja Klodijana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se të dy vëllezërit kishin shkuar të plagosur në spital, e për pasojë Fiqiri Çalliku ndërroi jetë. Po ashtu ajo raporton se sherri mes ketyre personave ka nisur për motive pronësie.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: