Policia ka lajmëruar se një avion i vogël u rrëzua teksa u nis nga Papua Guinea e Re drejt Australisë.

Avioni ishte ngarkuar me 500 kilogramë kokainë dhe kishte destinacion tregun australian. Mediat në gjuhën angleze shkruajnë se besohet se “lakmia e banditëve” ka luajtur rol në asgjësimin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për rrëzimin e avionit, janë arrestuar gjithsej 5 burra, anëtarë të dyshuar të një bande që merrej me trafik droge. Në rast se sasia e lëndës narkotike do të shitej në treg, atëherë do të fitoheshin prej saj 57 milionë dollarë amerikanë.

Pesë burrat e arrestuar në Melburn besohet se janë banditë që kanë lidhje me mafien italiane. Policia tha se banditët janë mbajtur nën mbikëqyrje më shumë se dy vjet.

Të gjithë burrat do të dalin përpara gjyqit e nëse ata shpallen fajtorë, rrezikojnë dënimin me burgim të përjetshëm.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb