DASHI
Marrëdhënia me partnerin ka për te qene me e bukur se kurrë me pare kështu qe shfrytëzojeni sa te mundeni çdo sekonde. Mos u bëni nervozë për cdo detaj që doni ti kushtoni rëndësi.Në planin financiar do ju duhet të bëni sakrifica sa më shumë në mënyrë që të stabilizoheni.
DEMI
Do jeni gjithë kohës ne humor sot dhe gati për te përjetuar edhe eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do kënaqeni pa fund duke u argëtuar qoftë edhe në mënyra të thjeshta. Ne planin financiar reflektoni disa here para se te merrni vendime me rëndësi.
BINJAKET
Do jeni ne humorin e duhur gjate kësaj dite juve që jeni ne një lidhje dhe do bëni çdo gjë qe do ju kërkojë partneri. Emocionet do jene te forta. Gjendja e financave do jete disi me e mire se me pare. Nuk duhet t’i kryeni sot investimet e menduara.
GAFORRJA
Mos i humbni mundësitë për të prezantuar veten sa më mirë me projektet që jeni duke u marrë kohët e fundit. Vleresojeni veten që tu vlerësojnë e të tjerët. Në planin financiar nuk do jeni në gjëndjen me te mire te mundshme .
LUANI
Flisni hapur për çdo gjë me partnerin tuaj apo me familjen sepse vetëm ne këtë mënyrë nuk do krijohen problemet mes jush. Mos e humbni besimin të familjarët. Në planin financiar tregohuni më realistë nëse nuk doni që situata të ketë tronditje.
VIRGJËRESHA
Do ndiheni më të lumtur se kurrë me pare sot juve që jeni ne një lidhje dhe do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Ditët e mira vijnë gjithmonë mjafton vetëm të keni durim. Në planin financiar më në fund do keni përmirësim. Do i kaloni të gjitha vështirësitë dhe do ndiheni të qetë.
PESHORJA
Qetësia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Do flisni për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Buxheti do jete shume here me i mire. Fale mbështetjes se familjareve mund te hiqni edhe disa kursime.
AKREPI
Do tregoheni mjaft te ndjeshëm sot madje do kaloni në gjëndje mërzie për disa dabate të vogla. Mundohuni mos i përjetoni shumë për ta kaluar sa më lehtë. Gjëndja financiare do jetë përgjithësisht e qëndrueshme. Do dini si t’i bëni me kujdes llogaritë.
SHIGJETARI
Tregohuni sa më të arsyeshëm sot juve qe jeni ne një lidhje sepse nëse situata ju del jashtë kontrollit do keni probleme serioze. Buxheti do dobësohet tej mase. Do kryeni shpenzime te pamenduara dhe gjendja do dobësohet.
BRICJAPI
Do jeni me humor të mirë gjithë kësaj dite dhe gjërat kanë për t’iu ecur mjaft mirë. Mesdita dhe mbrëmja kanë për të qënë me emocionuese. Do ju duhet të planifikoni edhe se ku keni për të kaluar fundjaven pasi dikush është duke pritur një përgjigje.
UJORI
Do i qëndroni besnike partnerit tuaj sot edhe pse tundimi ne fakt do jete goxha i madh. Mbrëmja do jete me e këndshme. Financat do jene delikate. Nuk do ndaleni dot me shpenzimet dhe ky do jete gabimi me i madh qe do bëni. Mendoni pak edhe për te ardhmen.
PESHQIT
Do keni mosmarrëveshje të njëpasnjëshme sot me kolegët e punës dhe nuk do ndiheni për asnjë çast të qetë. Shum herë jeni ju që nisni debatet nga pakujdesia tuaja. Në planin financiar do i bëni me kujdes llogaritë dhe do e ruani gjithë kohës gjëndjen të stabilizuar. Nuk do keni aspak tronditje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb