ELBASAN

Zjarr shkrumbon me qindra ullinj shekullor në kurorën e gjelbër të Elbasanit. Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka përfshirë prej mesditës kurorën me ullishta pranë qendrës spitalore të Elbasanit.

Zjarri sipas burimeve zyrtare dyshohet se ka qenë i qëllimshëm dhe ka përfshire një sipërfaqe te konsiderueshme duke shkrumbuar disa qindra ullinj shekullorë. Në vendngjarje  prej disa orësh janë duke punuar për izolimin e flakëve forcat e shërbimit zjarrfikës, por pavarësisht ndërhyrjes zjarri është ende aktiv .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: