TIRANË

Është rritur sërish numri i qytetarëve që kanë fituar betejën me virusin e rëndë Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se janë shëruar 100 qytetarë nga virusi i rrezikshëm,duke e çuar në 7239 numrin total të të shëruarve në vend.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 100 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! ?#COVID19”, shkruan Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb