Rreth 50 banorë të fshatit Hot i Ri kanë protestuar për mungesën e ndriçimit në rrugën që lidh Shkodrën me këtë fshat. Ky aks ka 7 vite që është rikonstruktuar plotësisht, ku u vendosën edhe shtyllat e ndriçimit, por që deri më tani nuk kanë funksionuar.

Kjo është bërë shkak që shpesh në këtë aks të ketë aksidente rrugore me vdekje. Banorët kanë bllokuar rrugën prej rreth 30 minutash dhe shprehen se protestat e tyre do të vijojnë, deri sa të zgjidhet problemi i ndriçimit.

Shqetësim për banorët është edhe mungesa e prezencës së policisë, duke bërë që mjetet të ecin me shpejtësi të madhe, duke bërë që aksidentet të shtohen. Banorët iu kërkojnë institucioneve përgjegjëse që të marrin masat për të mundësuar ndriçim në këtë aks rrugor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb