TIRANË

Policia e Tiranës, forcat e Komisariatit nr.6 në Kombinat kanë ndaluar një 40-vjeçar, i cili ka vjedhur
automjetin e kushërirës së tij dhe ka tentuar ta djegë. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur “Casa Italia”, rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, në një parkim ishte vjedhur automjeti në pronësi të shtetases B. Gj., bazuar dhe në pamjet filmike, menjeherë organizuan punën për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale, pas disa orësh kërkimesh u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas u kap në tentativë për ta djegur mjetin, pasi e kishte lyer me lëndë djegëse (benzinë), por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i djegies së mjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, për veprime të mëtejshme hetimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb