Ish-këshilltari i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, Enis Qerka ka nxjerrë një dokument në rrjetet sociale ku shkruhet se hetimet ndaj tij janë pushuar nga Prokuroria.

Qerka u lirua nga detyra prej ministrit Selim Selimi për rastin në fjalë të një sasie droge në dhjetor të 2018 ku dyshohej se ishte përfshirë në trafikun e 113 kg heroinë në kufirin Kosovë- Maqedoni e Veriut.

Ai thekson se është i pafajshëm pasi e ka të provuar me vendim drejtësie, ndërsa shton se ky rast është shfrytëzuar me tendencë për hesape politike.

 

STATUSI NGA ENIS QERKA

Enis S Qerka

Gjykim publik

E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime mediat e individ te partive politike ndaj meje per nje rast per te cilin te gjithe jane ne dijeni se nuk kam qene i perfshire dhe ka nje vendim te drejtesise.

E frikshme kur edhe ne rastet kur organi i drejtesise e deshmon pafajesine mediat e njerez te papergjegjshem ne kete vend ta bejn gjykimin publik.

Secilin rast do ta ndjeki ne rruge ligjore.

Une, familja ime dhe te gjithe e dine se nga dita pare ky rast eshte shfrytezuar me tendence per hesape politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb