Ai thotë se nuk do ketë hakmarrje deri sa drejtësia të vihet por nëse 31-vjeçari Agron Tanushi nuk merr dënimin e merituar do ketë vetëgjyqësi. Rajmond Hasani, vëllai i 34-vjeçares Jetmira Hasani tha në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se vajza 8-vjeçare do qëndrojë me familjen e tij, ndonëse autori në një lidhje nga burgu tha për gazetaren Dorjana Bezat se kujdestaria duhet t’i jepet të atit.

Agron Tanushi pretendon se ju e kërcënoni dhe ka frikë për familjen?
Ata nuk kanë qenë ndonjëherë të kërcënuar prej nesh. Ai ndodhet në burg. Nuk kemi punë me familjarët e tij. Besoj se drejtësia do bëjë punën e vet. Nëse drejtësia nuk bën punën e vet atëherë Zoti i madh do e bëjë në një mënyrë a tjetër.

Nuk do ketë hakmarrje?
Besoj që jo.
Për krimin që ka kryer dihet publikisht. Ai mostër kërkon të justifikohet me sa herë kam ndërruar emrin unë.

Ish-kunati thotë se kujdestaria e vajzës duhet t’i kalojë babait se ai është baba shembullor?
Po të ishte babai shembullor, edhe ai mostër nuk do ta kishte kryer këtë krim. Ku na doli babai shembullor.
Këta kanë dëgjuar nënën e tyre, nëna e tyre është shumë e keqe. Ajo e ka kthyer shtëpinë e vet në prostitucion.
Nuk pajtohen bijat e botës me veprimet e saj dhe i ndjekin. Autori i vrasjes ka qenë i martuar tre herë. E ka djalin 10 vjeç në Domje dhe e njëjta gjë dhe ish-kunati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb