Protesta e PDIU është ‘ndezur’ tashmë teksa ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias zhvendoset nga MEPJ tek kryeministria.

Disa persona janë shoqëruar deri më tani nga Policia teksa herë pas here ka përplasje mes Policisë dhe simpatizantëve të PDIU teksa këta të fundit kanë tentuar të çajnë kordonin rrethues.

Madje kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi është parë të vrapojë teksa me shishe ka tentuar të qëllojë nga ana tjetër e urës ku mesa duket po kalonte eskorta e ministrit grek Dendias.

Sot PDIU proteston kundër vizitës së Dendias për marrëveshjen e detit teksa simpatizantët e saj janë përplasur edhe me Policinë që nuk u dha leje për protestën. Ministri grek ka ardhur të diskutojë për disa çështje me Cakajn, Ramën, Metën, Bashën, Dulen dhe Janullatosin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb