Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor duke folur për qasjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë sfidë.

Rama thotë se gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar qasjen digjitale, teksa shton se Shqipëria është vlerësuar disa herë për qeverisjen elektronike.

Ai thotë se 95% e shërbimeve të dhëna nga institucionet shtetërore kalojnë online deri në fund të vitit, por shton se ky është vetëm fillimi pasi përbëjnë vetëm bazën.

Rama ndërkohë thekson se nuk guxon të imagjinojë çfarë do të kishte ndodhur nëse pandemia do e kishte zënë Shqipërinë në një kohë tjetër, kur qytetarët mos kishin askses në e-Albania apo nxënësit mos mësonin dot në platformat online.

 

”Pas shpalljes së agjendës digjitale të BE, në shkurt ë këtij viti, në kuadër të pandemisë, ky bashkëpunim duket se është edhe më i rëndësishëm dhe më jetik për të gjithë ne.

Të dyja këto Samite digjitale, ky dhe ai i Sofjes janë pjesë e procesit të Berlinit, për ngushtimin e hendeqeve që e ndal Ballkanin Perëndimor dhe me njëra-tjetrën. Ky rajon të bëhet një vend ku zbatohen 4 liritë e Europës.

Kemi mjaft mungesa, mjaft hendeqe, mjaft probleme që duhen zgjidhur. Por është e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë, për të ndikuar individualisht për të zbatuar me të gjitha vështirësitë e kuptueshme një treg të vetëm brenda rajonit.

Nuk është e lehtë, më shumë dukej se sa ishte e lehtë që prej ditës së parë, por sot kemi një kuptim më të madh, dhe një dakordësi më të madhe për Shengenin Rajonal. Është arritje e jashtëzakonshme.

Finalizimi për të hequr tarifat roaming duhet të jetë synim. Ajo çfarë ka ndodhur me ndryshimin progresiv të tarifave të roaming dhe rregullimin është një zbulim që na tregon se sa shumë ne mundei e duhet  të bëjmë, dhe sa do të bënim nëse nuk do të kishim për të kuptuar njëri-tjetrin.

Asgjë nuk na ndalon ta bëjmë në një qendër të shërbimeve digjitale, infrastrukturave. Mbështetur në memorandumin për rrjetin 5G mund të ecim para në të ardhmen e afërt për të menaxhuar spektrin e teknologjisë së pastër dhe të sigurta, duke përgatitur po kështu marrëveshjet ndër- rajonale.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi ku do të mbahet Samiti i ardhshëm digjital janë përfshirë së bashku në udhërrëfyesin e strategjive digjitale, me një vëmendje që shkojnë tek platformat e shërbimeve publike. Shqipëria ka investuar shumë dhe jam krenar ta them këtë. 95% të shërbimeve institucionale shtetërore do jenë online dhe pa tarifë. Çdo qytetar mund t’i përfitojë duke kursyer kaq shumë kohë.

Nuk guxoj ta imagjinoj se çfarë mund të kishim bërë nëse pandemia do na kishte goditur në një kohë tjetër, pa pasur mundësi t’i jepnim qasjen qytetarëve me E-Albania që i ka shërbyer qytetrëve sidomos gjatë karantinës së përgjithshme.
Kemi 700 shërbime që përfshijnë 1.5 milion veprime në programet tona digjitale të shërbimeve publike. Të mendosh nëse s’do ekzistonte, për nxënësit ndërkohë që shkollat nuk ekzistonin, është e frikshme. Thënë këtë, ky është vetëm fillimi. Dhe jo fundi i asaj çfarë kemi nevojë të bëjmë. Edhe pse jemi vlerësuar mjaft nga institucionet ndërkombëtare lidhur me qeverisjen elektronike. Jemi të qartë se këto janë bazat dhe na duhet të punojmë mbi to, dhe të jemi në gjendje që me të njëjtin intensitet të shkojmë deri në fund.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb