Kuvendi shqyrton sot në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Për këtë projektbuxhet do të shprehen sot relatori Anastas Angjeli, Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat dhe të gjitha Komisionet e tjera parlamentare për dhënie mendimi.

Kuvendi shqyrton sot edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Kuvendi shqyrton edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: