Presidenti i FSHF-së Amrand Duka, priti sot në një vizitë speciale të programuar më herët, presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Kosovës. Gjatë deklaratës së tij për mediat, Duka zbuloi projektin që dy federatat kanë ideuar prej kohësh, për rikthimin e tifozëve në stadium dhe për ligjin e sponcorizimit:

VIZITA E PRESIDENTIT ADEMI DHE KE TË KOSOVËS- Jam i gëzuar që prita presidentin e Federatës së Kosovës, te zyrat dhe në stadium, si dhe gjithë anëtarët e FFK-së, me të cilët e kishim lënë. Ishte një vizitë e programuar. Megjithëse kjo nuk është një ditë shumë e bukur për ne shqiptarët, për ngjarjet që kanë ndodhur dje, për disa nga drejtuesit e UÇK-së të cilët kanë shkuar para drejtësisë në Hagë.

Unë jam i gëzuar që jemi bashkë për të shkëmbyer eksperienca mes komiteteve ekzekutive. Kemi projekte dhe programe të përbashkëta, të nivelit manaxherial, dmth për bashkëpunimin e menaxhimit të 2 federatave, të nivelit të përgatitjeve të trajnerëve, arbitrave etj. Projekti madhor ishte organizimi i një Kupe të Përbashkët, e cila nuk u kurorëzua për arsye të COVID-it. Është objektiv që ta realizojmë në vitet në vazhdim.

Bashkëpunim është dhe ndeshja që do të zhvillojmë në datën 11 për ndeshjet zyrtare të dyja skuadrave, që uroj të kenë rezultatet sa më pozitiv.

MIQËSORJA ME KOSOVËN- Futbolli është lojë dhe në një lojë, gjithkush ka dëshirë të fitojë. Uroj që për të 2 stafet ajo të jetë një vëllazërore që t’i shërbejë lojës për ndeshjet zyrtare.

PËRGJIGJIA E MINISTRISË PËR TIFOZËT- Ne kemi kërkuar kemi marrë përgjigje negative. Kemi vazhduar të insistojmë, duke parë nivelin në rritje të COVID-it, duket e vështirë. Uroj që në ditë të mira të kemi 20-30% të tifozëve, të paktën në ndeshjet zyrtare.

BOJKOTI DHE QEVERIA– Nuk kemi pasur gjë konkrete gjatë kësaj jave. Shpresoj që brenda këta vitit të kemi realizuar ato kërkesat që kemi pasur”, u shpreh Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: