SHKODRA

Niko Brahimaj është rikthyer si drejtor i policisë vendore të Shkodrës. Rreth 25 ditë më parë Brahimaj në mënyrë të papritur u detyrua që të largohet nga policia e Shkodrës për shkak të një problemi shëndetësor që pati.

Një infeksion në pjesën e barkut e detyroi që të shtrohet në një prej spitaleve të vendit duke marrë një kohë prej 25 ditësh derisa u shërua për t’u rikthyer edhe njëherë në krye të policisë së Shkodrës në pozicionin e mëparshëm si drejtor.

Pas largimit të papritur për arsye shëndetësore si drejtor u komandua përkohësisht zëvendësdrejtori i policisë së Shkodrës Lorenc Meta i cili e drejtoi deri më tani. Tashmë Brahimaj do të vijojë të jetë drejtor i policisë së Shkodrës.

Ditët e fundit në shumë drejtori vendore të policisë janë bërë lëvizje të ndryshme në rang drejtuesish të lartë por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende me policinë e Shkodrës duke vijuar që të jenë të njëjtët drejtues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb