Parlamenti portugez autorizoi sot presidentin Marcelo Rebelo de Sousa që të shpallë një gjendje urgjence shëndetësore, e cila do të hyjë në fuqi të hënën, për të lejuar qeverinë të vendosë kufizime të reja që synojnë ndalimin e pandemisë së COVID-19.

 

Pas votimit të deputetëve, të cilët miratuan projektdekretin presidencial me një shumicë të madhe, Rebelo de Sousa do t’i drejtohet vendit gjatë një fjalimi televiziv.

Të shtunën, qeveria socialiste do të mbajë një këshill të jashtëzakonshëm të ministrave për të vendosur mbi masat që do të merren në kuadër të kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, e cila mund të përfshijë një shtetrrethim nate, që tashmë ekziston në disa vende europiane.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb