Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar Joe Biden-in për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Tashmë Macron dhe Biden do të jenë homologë dhe francezi e fton atë që të bashkëpunojnë.
Ai madje e paralajmëron se ka shumë sfida të sotshme që duhen kapërcyer prandaj kërkon një marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë mes Francës dhe SHBA.
STATUSI NGA EMMANUEL MACRON
Amerikanët kanë zgjedhur presidentin e tyre. Urime Joe Bide dhe Kamala Harris.
Kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku!
The Americans have chosen their President. Congratulations @JoeBiden and @KamalaHarris! We have a lot to do to overcome today’s challenges. Let’s work together!
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 7, 2020
(BalkanWeb)