SHKODER – Policia e Shkodrës ka arrestuar katër persona, të cilët u kapën në flagrancë me armë dhe kanabis.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: Edmond Franja, Rezart Gjergji, Armaldo Kola dhe Albion Kola.
Gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonin këta shtetas, policia ka gjetur 1 pistoletë, 1 krëhër me 8 fishekë dhe 11.6 gr kanabis.
(er.nu/BalkanWeb)