PRISHTINE – Gazeta irlandeze “The Irish Times”, i ka bërë një analizë procesit të zgjerimit të BE-së, duke u ndalur edhe tek Kosova, të cilën e ka cilësuar si një prej shtatë shteteve, anëtare të mundshme të BE-së, e cila gjithnjë e më shumë është duke e humbur durimin lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Lidhur me këtë çështje, kjo gazetë ka cituar ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollakun, sipas të cilit, Kosova është trajtuar padrejtësisht nga procesi i anëtarësimit në BE.

Në veçanti, Çollaku thotë se Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit që nuk përfiton nga udhëtimi pa viza për qytetarët e saj, duke argumentuar se Kosova duhet të përmbushë kushte dy herë më shumë se sa vendet e tjera”, thuhet në këtë artikull.

Po ashtu aty shpjegohet se Çollaku është i bindur se raporti i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave që pritet gjatë këtij muaji do të jetë pozitiv. “Nëse ne nuk do të marrim dritën jeshile së shpejti të gjithë këtu do të humbin besimin në aftësinë e BE-së që të ofrojë dhe sigurojë një perspektivë të vërtetë të BE-së për popullin e Kosovës”, citohet Çollaku.

“Në BE kemi vërejtur se aty ku ka vullnet politik, aty ekziston mundësia që të shtyhen gjërat përpara dhe që ato të ndodhin”, ka shtuar Çollaku për gazetën irlandeze. (KosovaPress)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: