Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se vendimi i ri për rimbursimin e shpenzimeve është një paketë universale që përfitojnë të gjithë të prekurit me COVID-19. Gjatë një konference për mediat Manastirliu se rimbursim do të bëhet dhe për format e lehta dhe ato të mesme, ndërsa shtoi se zbatimi i kësaj pakete ka nisur që prej ditës së sotme.

Mjeku i familjes, tha ministrja, do të ketë rol esencial sa i takon rimbursimit të medikamenteve për rastet me COVID-19.

“Buxheti për shëndetësinë është rritur me 23 % krahasuar me një vit më parë për të mbështetur këtë pandemie. Fondi i sigurimit të detyrueshëm është institucioni që do të administrojë këtë skemë nga pikëpamja në terren. Zbatimi i këtij vendimi ka nisur që ditën e sotme. Mjeku i familjes ka një rol në këtë proces. Do të doja që qytetarët të kishin vëmendje maksimale ndaj rregullave anti-covid.”, tha Manastirliu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb