“Festat e fundvitit do të jenë një moment paqeje, por sidoqoftë është një takim me rrezik: virusit nuk i plas për identitetin familjar”. Kështu deklaroi Agostino Miozzo, koordinator i Komitetit tekniko-shkencor.

“Nëse do të përsëritet ‘të gjithë të lirë’ si në verë-shtoi,-të jemi të sigurt që në fund të janarit do të jemi në mes të valës së tretë”.

Ministrat presidentë të Landeve gjermane kanë arritur një marrëveshje për masat e kufizimit për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Nga 23 dhjetori deri më 1 janar do të jetë e mundur të ketë takime me pjesëtarë të tjerë të familjes për një maksimum prej 10 personazh, ndërkohë që ftohen të gjithë qytetarët për një karantinë preventive para festimeve. Kështu raporton agjencia e lajmeve Dpa, pasi pa një kopje të dokumentit që do të diskutohet të mërkurën me kancelaren Angela Merkel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb