KORÇA

Është ndaluar nga policia e Korçës një shtetas, që qarkullonte i dehur me automjetin e tij.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se shtetasi i ndaluar është me inicialet E.Gj. Ai është me detyrë punonjës policie pranë burgut të Drenovës.

E.Gj është ndaluar gjatë mbrëmjes së kaluar. Ai nuk pranoi të bëjë testin e alkoolit, duke kundërshtuar uniformat blu.

Polici u burgut u shoqërua menjëherë në komisariat, për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb