Disa pamje dramatike të publikuara nga mediat e huaja kanë zbuluar momentin kur policia u përball me një person të armatosur në shkallët e një katedraleje, para se ta qëllojë në drejtim të tij, për ta vrarë.

Sipas mediave të huaja, pamjet e marra tregojnë të armatosurin ende të paidentifikuar në majë të shkallëve që çon në St John the Divine Cathedral (Nju Jork), ndërsa të pranishmit e koncertit fshihen pas një llambë rruge dhe në trotuar.

Burri mund të dëgjohet duke bërtitur ‘më vrisni’ në mënyrë të përsëritur, ndërsa ai qëllon disa të shtëna në ajër duke përdorur pistoletat që kishte në të dy duart.

Një oficer i strukur diku aty pranë e urdhëron burrin të hedhë armët disa herë, para se të hapë zjarr ndaj tij, ndërsa ai fshihet pas një shtylle para hyrjes së katedrales.

Një oficer i dytë pastaj ngrihet lart dhe hap zjarr. Në një moment, ata duket se e qëllojnë personin e armatosur në shpatull.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb