Ushtria austriake paraqiti qenin e parë ushtarak të stërvitur për të zbuluar virusin korona duke nuhatur maskën mbrojtëse të të infektuarve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Austrisë

Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet se qeni belg Fantasy Forever vom Seetalblick po merr pjesë në një program që duhet të zbulojë nëse qentë mund të bëjnë dallimin midis njerëzve të shëndetshëm dhe të infektuar.

Një raport i përkohshëm mbi programin konfirmoi se qeni me të vërtetë mund të njohë maskat e njerëzve të infektuar.

“Faza e parë e kontrollit të qenit po kalon në fazën praktike,” thuhet në deklaratë.

46 173551613
46 173551613

Qeni i dytë aktualisht është duke përfunduar fazën e parë, ndërsa dy qen të tjerë do ta mësojnë këtë aftësi deri në fund të vitit.

Projekti pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2021, para së cilës të gjithë qentë do të kalojnë teste praktike në maskat e të infektuarve.

Ministria e Mbrojtjes dëshiron të bëjë një përfundim nëse është e mundur të përdoren qen në kushte reale, për shembull në aeroporte.

Abd0070 20201214 4 3 6036412731 3641x2731 1 2048x1536
Abd0070 20201214 4 3 6036412731 3641×2731 1 2048×1536

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb