TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk është ndalur gjatë tek çështja e emërimeve të reja në kabinetin qeveritar, pasi tha se duhet të njihet me propozimet zyrtare, por premtoi se përgjigjja do jetë më e shpejta e mundshmja.

“Nuk do të dëshiroja të përgjigjesha për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat për disa propozime, si president do duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigjja do jetë më e shpejta e mundshmja sa i përket kohës”, deklaroi Kreu i Shtetit gjatë konferencës me ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb