Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu e ka cilësuar kuptimplotë thirrjen e Vjosa Osmanit ditën e sotme që edhe Shqipëria si Kosova të miratojë një rezolutë për të njohur e dënuar gjenocidin serb.

Spahiu uron që kjo ftesë publike e Osmanit mos bjerë në vesh të shurdhër, por konstaton se me kryeministrin Rama duket se do jetë e tillë pasi ai nuk qëndroi as në fjalimin e Presidentes së Kosovës.

Ai akuzon Ramën se do të rilindë projektin e Jugosllavisë duke e lënë Kosovën si çështje të dorës së dytë.

 

STATUSI NGA PËRPARIM SPAHIU

Një mesazh kuptimplotë i presidentes në detyrës të Kosovës, Vjosa Osmani sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Uroj që ftesa e zonjës Osmani që Shqipëria t’i bashkohet Kosovës në denoncimin e genocidit serb, të mos bjerë në vesh të shurdhër.

Premisat janë që Kosova të mbetet vetëm në këtë nismë, duke parë shurdhërinë e KM në ikje, i cili sot as nuk denjoi të ishte i pranishëm në parlament për të respektuar miken.

Eshtë bindja ime, se Shqipëria ?? duhet të miratojë rezolutën e kërkuar sot publikisht nga presidentja në detyrë e Kosovës!

Jemi vëllezër dhe motra të një gjaku, gjaku nuk bëhet ujë dhe sado ujë të rrjedhë, rrjedha e historisë së kaluar nuk ndryshon.

Shurdhëria politike e Rilindjes ndaj çështjes së Kosovës ?? nuk është e rastësishme.

Ajo ndodh për shkak se kryerilindasi nuk do të prishë atmosferën dashurore me sivëllain e tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç.

KM në ikje e gënjen mendja se mund të rilindë projektin e Jugosllavisë duke e trajtuar Kosovën si çështje të dorës së dytë.

Kosova e pavarur është faktor stabiliteti në Ballkan. Askush nuk mund t’i përçajë shqiptarët, aq më tepër një politikan që e ka mandatin e skadencës 25/04/2021.

Shqipëria e shqiptarëve, përbuzje tradhtarëve! ?

#ShqiperiaShtepiaJuaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb