Izraeli nuk do të lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netayahu në përgjigje të njoftimit të Teheranit se ka rritur pasurimin e uraniumit me 20%.

“Vendimi i Iranit për të vazhduar shkeljen e angazhimeve të tij, për të rritur nivelin e pasurimit dhe përparimin e kapacitetit industrial për pasurimin e uraniumit nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë tjetër përveç se me realizimin e mëtejshëm të qëllimit të tij për të zhvilluar një program ushtarak bërthamor”, tha Netanyahu në një deklaratë.

Irani filloi sot pasurimin e uraniumit deri në 20%, përtej kufirit prej 3,67 % të vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Ky proces është në përputhje me një ligj të ri bërthamor të miratuar së fundmi nga parlamenti.

Ligji i ri lejon një prodhim vjetor prej 120 kilogramësh në nivelin 20 %. Ai gjithashtu lejon që agjencia atomike e vendit të prodhojë 500 kilogram uranium më pak të pasuruar në muaj.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb