SHBA
Ditën e djeshme Dua Lipa ka hutuar fansat me një foto të publikuar në rrjetet sociale. Mediat ndërkombëtare menjëherë kanë nisur aludimet se këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është shtatzënë për herë të parë.
Një foto me fustan jeshil ku e shoqëroi me dy biberonë me qumësht, një ari pelushi dhe një fëmijë engjëll ka bërë që menjëherë të përflitet për një pritje të ëmbël.
Por, pavarësisht se ajo dukej super seksi, fansat ishin më të interesuar për domethënien e mbishkrimit.
Lidhur me foton që ka ngjallur kaq shumë kuriozitet te fansat për momentin nuk ka pasur asnjë përgjigje nga këngëtarja edhe pse emocioni tashmë është përhapur në mesin e fansave të artistes.